Barazim i moshës së pensionit për burra e gra, eksperti Hoxha: Ja si do realizohet reforma e kërkuar nga BE

Qeveria shqiptare lajmëroi një ditë më parë se po punohet për reformën e re të pensioneve edhe në kontekstin e integrimit si dhe me ekspertët e Bankës Botërore.

Dhe kërkesa kryesore e Bashkimit Evropian është që të ketë një barazim mes moshës së burrave dhe grave për daljen në pension që duhet të jetë në 67 vjeç, para vitit 2056.

Për të kuptuar më shumë mbi mundësitë e realizimit të kësah reforme, në një intervistë për “Ora News” eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha, u shpreh se kjo ide është hedhur edhe nga qeveria rreth 8 muaj më parë, sipas rekomandimeve të Bankës Botërore.

“Por duke pasur parasysh rrugën që po ndjekim për t’u anëtarësuar në BE është dhe reforma e barazimit të moshës së pensioneve mes burrave dhe grave.

Ka dy variante për këtë, të cilat nuk janë publikuar nga qeveria, të mos shtyhet mosha e daljes në pension me 4 dhe me 5 muaj.

Njëra e faktorëve të kërkuara është shtyrja e kohëzgjatjes së daljes në pension mes burrave dhe grave.

Është shqetësuese fakti që nga ana e Bankës Botërore janë konstatuar disa fenomene, ku nga më kryesoret është fakti që po konstatohet se në Shqipëri nuk po dalin më me pensione të plotë qytetarët, por ata dalin në pension me kohë të pjesshme, e cila do të jetë barrë për shoqërinë, pasi të ardhurat e pensioneve me pensione të pjesshme do të jenë të pakta.

Dhe kapja në kohë e këtij fenomeni do të ishte zgjidhja. Po ashtu edhe puna e sotme në të zezë do të ndikojë edhe tek pensionet në të ardhmen, ku qytetarët do të kenë pensione gjithmonë e më të vogla”, u shpreh eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha.

NDIQNI TË PLOTË INTERVISTËN ME EKSPERTIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE KUJTIM HOXHA