Sezoni turistik 2025/ Turqia dhe Shqipëria, destinacionet më të kërkuara nga pushuesit

Ndërsa vera ka ardhur, shqiptarët kanë nisur të planifikojnë pushimet për sezonin turistik 2025.

Operatorët turistikë thonë se kërkesat kanë nisur që në muajt e parë të vitit, dhe shumë qytetarë kanë siguruar paketat e tyre që në janar dhe shkurt.

Sipas operatorit turistik Densia Dema, pushuesit shqiptarë i janë rikthyer Turqisë për komoditetin dhe cilësinë që ofrohet në raport me çmimin megjithatë, edhe Shqipëria nuk mbetet pas.

Shqiptarët kanë nisur të rezervojnë pushimet që në muajt e parë të vitit, ndërsa Turqia vazhdon të kryesojë listën e destinacioneve më të kërkuara.

Sipas operatorit turistik Denis Dema, paketat 7-ditore drejt Turqisë kushtojnë nga 1300 deri në 1400 euro, me shërbim të plotë “all inclusive”.

Dema thotë se interesi ka qenë shumë i madh. Rezervimet kanë nisur që në janar.

Turqia mbetet zgjedhja e parë për shumë pushues shqiptarë."

‘’Prenotimet për sezonin turistik të vitit 2025 kanë nisur që në janar-shkurt.

Destinacioni kryesor edhe këtë vit është Turqia e cila kërkohet mjaft nga shqiptarët me vende si Antalya dhe Bodrumi’’.

Por edhe destinacionet brenda vendit po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Durrësi mbetet një nga plazhet më të kërkuara, ndërsa rritje kërkesash po shënojnë plazhi i Gjeneralit , Spilleja dhe Vlora.

‘’Vendet bregdetare në Shqipëri aktualisht dihen.

Durrësi i cili mban rekord për pushuesit.

Një plazh tjetër i preferuar është edhe Vlora’’.

Eksperti këshillon qytetarët të rezervojnë sa më herët për të përfituar çmime të favorshme.