Turizmi, Zaloshnja: Vlora, e ndihmuar edhe nga aeroporti i ri i saj, është shndërruar në një Miami e vogël

Teksa Shqipëria bëhet gati për sezonin e ri turistik, ku pritshmëritë janë të larta si nga operatorët ashtu edhe nga qeveria, Ilda Zaloshnja, Nënkryetare e Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme në një intervistë për “Ora News” foli mbi investimet e huaja në këtë sektori

Zaloshnja vlerësoi se numri i turistëve të huaj që zgjedhin vendin tonë sa vijnë e shtohen nga viti në vit.

Nga ana tjetër, edhe promovimi i Shqipërisë turistike nga mediat e huaja për eksperten është një hap i madh për ne.

Po ashtu Zaloshnja u shpreh se janë rritur investimet e huaja në vendin tonë, dhe veçanërisht në zonat bregdetare shqiptare.

“Vlora sot përmes këtyre investimeve por e ndihmuar edhe nga aeroporti i ri i saj ëhstë shndërruar në një Miami e vogël”, theksoi ndër të tjera Zaloshnja.

Sa i përket çmimeve të kripura gjatë sezonit të verës, ekspertja teksa pranoi që ato janë të larta, por theksoi se janë të përballueshme edhe për qytetarët shqiptarë.

Po ashtu, Nënkryetarja e Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme u shpreh se ka një interesim të shtuar në investimin tek pasuritë e patundshme, kjo pasi po shihet me pozitivizëm në përdorimin e tyre edhe përmes platformave online, si AirBnb etj.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ILDA ZALOSHNJA, NËNKRYETARE E SHOQATËS KOMBËTARE SHQIPTARE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME