11 maji/ Kaso: Zgjedhjet ishin të pabarabarta, garuam me një makineri dhe shtet elektoral
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 13:08
lIvi Kaso, drejtues politik i PD-së, qarku Korçë në një intervistë për Ora News tha se ODIHR-i e ka quajtur në dy raportet e fundit para zgjedhjeve, procesin si të pabarabartë.
Kaso: Ajo që ODIHR-i e ka quajtur në dy raportet e fundit para zgjedhjeve, e ka quajtur përdorimin e burimeve shtetërore për të ndikuar në rezulton e zgjedhjeve, është ngjitur më lart, pra është bërë shteti elektoral. Në raportin paraprak ODIHR përdor termin më të rëndë “fushë e pabarabartë loje”.
Nga njëra anë garonte një parti me programin më të mirë dhe nga na tjetër një mazhorancë pa bilanc dhe ofertë politike, duke u kthyer në një makineri shtetërore për zgjedhjet. Ne i kemi ngritur alarmet dhe problematikat për përdorimin e shtetit.