Kapri: Na dukej e pamundur që Veliaj mund të arrestohej, por SPAK-u e arrestoi në zyrë

Deputeti i zgjedhur, Erald Kapri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dukej e pamundur që Erion Veliaj të arrestohej, por SPAK-u e arrestoi në zyrë.

Kapri: Ky aksion që përfshinte edhe partner shumë të rëndësishëm ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar i jep një besueshmëri shumë të madhe SPAK-ut.

Dhe ne këtë gjë duhet ta respektojmë.

SPAK njëkohësisht ka nisur edhe hetime për krime zgjedhore për përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe ne duhet të presim.

Dhe në fakt sa herë kemi pritur, kemi parë që SPAK i ka dhënë të drejtë vetes së vet.

Tani në këto pak kohë sa ka ekzistuar ka goditur disa elementë të korruptuar shumë të lartë të politikës shqiptare.

Ne na dukej e pamundur që Veliaj mund të arrestohej.

U arrestua në zyrë, e kaloi vijën e kuqe.

Dha një mesazh shumë të fortë.

Po ashtu ka goditur disa nga bandat më të mëdha kriminale të vendit.