''Ka pasur hetim që para janarit'', Kalaja: Pse SPAK nuk e goditi grupin e Troplinit para zgjedhjeve?
Gazetari, Aulon Kalaja i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se edhe brenda SPAK-ut ka njerëz të korruptuar dhe bashkëpunëtor me krimin e organizuar dhe se emrat do dalin shumë shpejt.
Kalaja: Qarku i Durrësit është një qark që është diktuar gjithmonë nga krimi i organizuar.
Për këtë nuk kemi pse të marrim shumë filozofi të gjata por kemi të bëjmë një analizë në 2021 ku gjysma e qarkut të Durrësit ra në burg.
Dhe gjysma e asaj që quhet listë e PS sot e kësaj dite i kemi në burg.
Edhe kësaj radhe sigurisht që listën e qarkut të Durrësit e ka bërë krimi i organizuar.
Ose më saktë Edi Rama ka përdorur një taktikë të re duke vendosur aty emra të cilët deri para pak kohësh drejtonin drejtori, kadastra të cilët nuk i thonë asgjë publikut shqiptar, nuk kanë bërë asnjë kauzë në jetën e tyre dhe nuk justifikojnë 20 mijë votat që kanë marrë.
Edhe brenda SPAK-ut ke njerëz që janë të korruptuar. Ke njerëz që janë bashkëpunëtor me krimin e organizuar dhe do dalin shumë shpejt emrat.
Si ka mundësi SPAK-u nuk e goditi këtë lloj grupi përpara zgjedhjeve sepse ne kemi informacion që për këta ka pasur hetim që para muajit janar.
Apo i përdori që të fitonte Edi Rama zgjedhjet dhe tani këto votat që i kapitalizoi PS për të prodhuar disa mandate për të fituar zgjedhjet.
Nga ana tjetër është e pandershme se si ti e lë pushtetin ta fitojë Edi Rama dhe pastaj do të pastrosh politikën me mjete të drejtësisë duke hequr 2-3 emra nga lista dhe duke zbatuar radhën që ka PS me deputet që kanë marrë më pak vota.
