Balaj: Kr*mineli i bën të gjitha, problemi është te shteti që nuk vepron
I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", gazetari Anri Balaj u shpreh se nuk mund të presim sedër nga krimineli, pasi ai “i bën të gjitha”, ndërsa theksoi se problemi qëndron te institucionet shtetërore që nuk kanë vullnet të godasin paranë e pistë, ndonëse kanë të gjitha mjetet për ta bërë këtë.
" Krimi aty ku punon edhe pastron. Ka format e veta. Ndërtimi ka qenë një nga plagët më të rënda të paktën që ka ndodhur në Shqipëri.
SPAK-u brenda natës nisi një hetim për të gjetur emrat e këtyre që kanë më shumë pasuri. Këtu ka nëna nga 90-vjeç nuk i kanë thënë mirëmëngjes një herë punës dhe janë pronare me apartamente. Çfarë do të thotë kjo?
Krimineli i bën të gjitha, çfarë pret nga krimineli? Të ketë sedër? E bën ai. Problemet janë institucionet shtetërore a veprojnë a nuk veprojnë.
Institucionet më të mira shtetërore që duhet të veprojnë është një qeveri që do të ketë vullnet ta godas krimin ose paranë e pistë, që nuk ka vullnet është kjo, mjafton të shkoj tek Kadastra ti gjej me emër mbiemër, tek Tatimet a kanë burime të ligjshme, tek AKSH-i pyet kush është pema familjare dhe i merr vesh kollaj", u shpreh Balaj.
