Isufi: Mungon vullneti politik për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend

 Isufi: Mungon vullneti politik për zgjidhjen e ngërçit në

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", gazetari Venhar Isufi analizoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar mungesën e vullnetit të qartë për zgjidhjen e ngërçit institucional dhe konstituimin e Kuvendit.

" Normalisht nuk e shohim një interesim as nga ana e zotit Kurti që të bëhet. Në fakt jo interesim por nuk e shohim ndoshta një vullnet që ti bindi partitë politike për tu bërë konstituim i Kuvendit ndonëse i njëjti ka marr hapa konkret që ti ftoj partitë politike për të diskutuar rreth një mundësie dhe të një koalicioni.

Për shembull kemi rastin që i njëjti ka ftuar lideren demokratike të Kosovës për të arritur një koalicion të mundshëm për të dalë sidomos nga ngërçi i krijuar në konstituimin e Kuvendit pastaj edhe për bërjen e qeverisë së re. Kemi patur një takim edhe me PD-në e Kosovës ku Kurti ka biseduar me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi me të cilin kanë diskutuar rreth kalimit të situatës së ngërçit për konstituimin e Kuvendit, para se të mbahej situata e konstituimit", u shpreh Isufi.