VIDEO/ Trazirat në burgun e Korfuzit, të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë i vendosin flakën dyshekëve në shenjë revolte pas kontrolleve
KORFUZ- Një situatë e tensionuar është regjistruar ditën e sotme në institucionin e vuajtjees së dënimit të Korfuzit, ku disa të burgosur refuzuan të hynin në qelitë e tyre.
Sipas raportimeve të burgosurit në shenjë rebelimi i vunë flakën dyshekëve teksa zjarri u shua pas një kohe të shkurtër falë ndërhyrjes së Zjarrfikësve.
Mediat greke shkruajnë se të burgosurit gjeorgjianë dhe shqiptarë në burgun e Korfuzit protestuan sot kundër kontrollit që u ushtrua në qelitë e tyre disa ditë më parë, ku u gjetën disa telefona celularë.
Gjithashtu mediat greke raportojnë se të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë ankohen se diskriminohen për shkak të origjinës së tyre dhe se për rrjedhojë atyre nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut.
Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën e krijuar në institucionin e vuajtjes së dënimit.
