“11 maji” në rrjetet sociale, Semanaj: Edhe klikimet në unison me rezultatin. Dy videot që u kthyen në boomerang për kandidatët
Shqiptarët duket se nuk i ndahen fjalorit online. Sipas një raporti të publikuar nga DataReportal, për vitin e gjashtë radhazi fjala “translate” kryeson listën e termave më të klikuar në motorin e kërkimit Google në Shqipëri, e ndjekur nga vetë fjala "google", Albania, Moti dhe "Youtube".
Për të kuptuar më shumë mbi këtë raport, i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës”, ishte eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Besmir Semanaj.
Semanaj zbuloi shifrat e klikimeve të shqiptarëve për politikanët dhe forcat politike që ata drejtojnë në kuadër të interesimit të qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Pak a shumë edhe klikimet ishin në unison me rezultatin e zgjedhjeve, ku rezulton se z. Rama kishte rreth 39 për qind të klikimeve, i ndjekur më pas nga z. Berisha me 25 për qind, e duke e mbyllur me z. Tom Doshi i cili ka regjistruar numrin më të vogël të klikimeve në Google.

Ndërkaq ajo që ra në sy është fakti se pjesa e kandidatëve të futur në listën e mbyllur pothuajse nuk janë angazhuar fare në publikime në rrjetet sociale, çka bëri që kandidatët e listave të hapura të ihsin më të klikuarit se ata të listave të mbyllura.
Mendoj se partitë që ditën ta shfrytëzonin më së miri këtë ia morën dhe frytet.
Dy ishin publikimet që u kthyen totalisht në bumerang ishte videoja me ushqimet e kandidatit demokrat Klevis Balliu dhe videoja e kandidates socialiste Edona Bilali me të shtruarin në spital që do votonte për të”, u shpreh ndër të tjera eksperti i IT-së, Besmir Semanaj.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E IT BESMIR SEMANAJ
RAPORTI
Kur bëhet fjalë për “argëtim”, shqiptarët kanë pasur shije të larmishme.
Filmat më të kërkuar gjatë vitit përfshijnë: “Upgraded”, “Culpa Mía”, “The Idea of You”, si dhe “Road House”.
Nuk mungojnë as klasiket e televizionit amerikan si “Modern Family”, “Grey’s Anatomy” dhe “Desperate Houseëives”, të cilat mbeten ndër më të ndjekurat.
1.41 MILION PËRDORUES AKTIVË
Të dhënat e DataReportal për janarin e vitit 2025 tregojnë se në Shqipëri kishte rreth 1.41 milion identitete përdoruesish aktivë në rrjetet sociale, që përbënin 50.7% të popullsisë.
Megjithatë, raporti nënvizon se këto shifra nuk përfaqësojnë domosdoshmërish që kemi 1.41 milion përdorues unikë, pasi një i tillë mund të ketë disa llogari në platforma të ndryshme ose mund të përdorë llogari jo reale.
SHIFRAT NË RRJETET SOCIALE
Në janar, sipas Meta, Facebook kishte 1.2 milion përdorues në Shqipëri, njësoj si një vit më parë. Instagram gjithashtu regjistroi 1.2 milion përdorues në fillim të 2025-ës, pa ndryshim nga 2024.
Ndërkohë, TikTok rezulton të jetë platforma me numrin më të madh të përdoruesve të moshës 18 vjeç e lart, me 1.41 milion përdorues në janar 2025, ndonëse një vit më parë ky numër ishte më i lartë, 1.53 milion përdorues.
Ndërkohë, LinkedIn po përjeton një bum rritjeje. Krahasuar me një vit më parë, LinkedIn ka shënuar një rritje të konsiderueshme prej 80 mijë përdoruesish.
Në janar 2025, platforma numëron 660 mijë anëtarë aktivë, që përfaqësojnë 23.7% të popullsisë shqiptare. Më shumë se gjysma e përdoruesve i përkasin grup moshës 25-34 vjeç, konkretisht 54.1%, ku 28% janë meshkuj.



