Dyshime për krime zgjedhore/ SPAK "aksion" në bashkinë e Klosit, shoqërohen disa zyrtarë, sekuestrohen telefona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2025, 17:58
KLOS- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar zhvillimin e kontrolleve në Bashkinë e Klosit.
Momentalisht raportohet se shkak i këtyre kontrolleve mund të jenë dyshimet për krime zgjedhore.
Po ashtu bëhet me dije se me urdhër të SPAK janë sekuestruar telefona celularë si dhe janë shoqëruar disa zyrtarë.
Agjentët e BKH, kanë ushtruar kontrolle në makina dhe ambiente të tjera.
