Porti i Durrësit, përpunohen 7 anije me mbi 18 mijë tonë mallra

Në portin e Durrësit java nisi me përpunimin e 7 anijeve me 18.541 tonë mallra dhe 872 njësi kontejnerike në kalatat portuale, ku kryesojnë materialet e ndërtimit.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, 2 anije me 4.891 tonë mallra dhe 628 kontejnerë janë në përpunim. Ndërsa 3 anije me 13.650 tonë mallra janë në radë dhe një anije me 244 kontejnerë është në pritje për përpunim në orët e ardhshme.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, konfirmojnë se përgjatë tre muajve të parë të vitit janë akostuar në kalatat e Portit të Durrësit 308 mjete lundruese, të cilat kanë transportuar në total 882.481 tonë mallra, ose 68.104 tonë mallra më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Referuar të dhënave analitike të APD-së, mbi 216 mijë tonë mallra janë importuar, ndërkohë që rreth 666 mijë tonë janë eksportuar drejt porteve ndërkombëtare.