Deputet për herë të parë, Ardit Bido: Zgjedhjet ishin të pastra! S’ka asnjë padi ligjore nga ana e opozitës, por është refren i tranzicionit
Kur kanë kaluar një javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, edhe këtë të hënë vijon numërimi i votave për diasporën.
Deri në këtë fazë, vota e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit duket më shumë përcaktuese për kandidatët e të njëjtit kamp që do të hyjnë në parlament, si nga ana e maxhorancës ashtu edhe nga ajo e opozitës.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido, në një lidhje direkte nga Parku Olimpik në Tiranë, aty ku dhe prej 1 jave po numërohen votat e Diasporës foli për “Ora Neës” mbi këtë proces.
“Kur merr votën preferenciale nga qytetarët është një përgjegjësi e dyfishtë, ndaj i falënderoj të gjithë bashkëqytetarët për votëbesimin dhe falënderoj të gjithë votuesit për këtë fitore të rëndësishme në Qarkun e Vlorës.
Sa i përket numërimeve të votave preferenciale nuk priten më surpriza sa i përket mandateve. Procesi zgjedhor ka qenë një proces krejtësisht normal, dhe sa i përket numërimit dhe kontestimit të votimeve kemi të bëjmë me zgjedhje tërësisht të pastra dhe kemi një proces tërësisht korrekt nga ana KQZ-së, dhe nuk ka asnjë arsye që të bëhen pis.
Kjo që po ndodh tani është kënga e vijueshme e opozitës që vazhdon prej kohësh, por kemi një votë që prodhuan një rezultat përtej dëshirës së tyre”, u shpreh ndër të tjera deputeti i zgjedhur i PS-së, Ardit Bido
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DEPUTETIN E ZGJEDHUR TË PS, ARDIT BIDO

