Zgjedhjet e 11 majit, Topalli: Në vitin 2025... ky rezultat turpëron dhe Putinin

Koordinatorja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka ironizuar manipulimin skandaloz të votës së diasporës nga partia-shtet në Shqipëri, ku në një prej kutive të Qarkut Fier, rezulton se PS ka marrë 90% të votave.

‘Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin. Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar’, shkruan Topalli në Instagram.

Postimi i plotë:

Kjo është vetëm një nga minierat e fletëve të diasporës, ku pushteti gdhend 90%. Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin

Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar.

Këtë rezultat nuk e arrin as inteligjenca artificiale me algoritëm manipulimi maksimal.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)