Kuçana: PS-ja e dinte sa vote kishte në kufi, janë marrë leje ndërtimi, e pamundur kundër mafies

Përmes një intervistë në Ora News, Ilirjana Kuçana nga Partia Demokratike tha se në Durrës gjatë kohës së numërimit, secili numërues i PS-së e dinte ekzaktësisht sesa vota kishin në kuti.

Kuçana: Në Durrës gjatë kohës së numërimit, secili numërues i PS-së e dinte ekzaktësisht sesa vota kishin në kuti. Kjo është e pamundur. Ndërkohë që me trenin bullgar nuk mund të shkojmë në Evropë. Edhe socialistët nuk janë të gëzuar nga kjo fitore sepse do të jetë fundi i tyre.

Ne do të jemi në ditët në vazhdim për të denoncuar krimet zgjedhore. Në Durrës janë marrë leje ndërtime për vota dhe që kanë mbështetur kandidatë të caktuar. Është e pamundur përballë krimit dhe mafies.