Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD
Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat për subjektet politike, tashmë vijon numërimi sa i përket votave preferenciale, sa përket votave të diasporës.
Edhe pse janë ende dhe shumë vota për t’u numëruar, deri më tani kandidati më i votuari nga Partia Socialiste nga emigrantët shqiptarë rezulton Erion Braçe me 1207 vota, teksa ndiqet nga Blendi Gonxhja me 903 vota.
Surprizë përbën Pandeli Majko, ku pas një rezultati jo të mirë brenda vendit, duke e detyruar që t’i thotë lamtumirë politikës, sa i përket votave të emigrantëve deri më tani ai rezulton i treti së më i votuari tek PS me 874 vota preferenciale. Pas tij, rendeten Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.
Ndërkohë, sa i përket PD-së më i votuari rezulton mjeku Ilir Alimehmeti me 774 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 651 vota.
Gjithsesi, për shkak të diferencës së madhe me votat brenda vendit, vështirë se ai do ta përmbysë Jorida Tabaku për t’i marrë mandatin në Kuvend.
Kandidatët e Partisë Socialiste



Kandidatët e Partisë Demokratike




