Celibashi "rrëzon" Opozitën: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ
Pavarësisht denoncimeve në media, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaron se në KQZ nuk është depozituar asnjë ankesë për tjetërsim të votës.
Në një prononcim për Euronews Albania, Celibashi u shpreh se KQZ do të bëjë një verifikim në mënyrë rastësore për kutitë e votimit qoftë në rastin e votimit të subjekteve zgjedhore, ashtu edhe për atë të kandidatëve.
“Deri tani nuk është prezantuar asnjë pretendim apo shqetësim.
Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultatit ashtu sikurse e parashikon Kodi Zgjedhor, KQZ do të bëjë një verifikim në mënyrë rastësore, por ndoshta dhe më shumë se kaq, për kutitë e votimit qoftë në rastin e votimit të subjekteve zgjedhore, edhe për atë të kandidatë”,-tha Celibashi.
Në një prononcim për Euronews Albania, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se të dyja shifrat janë të sakta, por sipas tij shifra më e ulët tregon shifrën e zarfave të skanuar, ku mungon zarfi B.
Sipas tij, fajet i kanë emigrantët që nuk i kanë bërë dërgesat siç duhet.
“Numrat që janë aty janë shifra të vërteta, por pasqyrojnë të dhëna që nuk janë në kontradiktë me njëra tjetrën. Numri i fletëve të votimit të vlerësuara, me shifrën që rezulton si më e ulët në faqen e internetit të KQZ, kjo e fundit ka të bëjë me ato zarfa që janë të administruar në sistemin elektronik të KQZ në mënyrë automatike.
Por ka jo pak dërgesa të votuesve shqiptarë në KQZ që nuk janë bërë në mënyrën e duhur. E kanë dërguar fletën e votimit të futur në zarfin A dhe jo në zarfin B, por si votë ka mbërritur në KQZ”, – tha Celibashi.

