Mbyllet numërimi i votave për qarkun e Tiranës, Xhaçka i merr mandatin Gjylametit për...dy vota
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2025, 08:27
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku rezulton se ish ministrja Olta Xhaçka i ka marrë mandatin Blerina Gjylametit me një diferencë tepër të ngushtë prej 2 votash.
Konkretisht, Olta Xhaçka ka marrë 5806 vota, ndërsa Blerina Gjylameti numëron 5804 vota.
Ndërkohë kandidati më i votuar në listën e hapur të Tiranës për Partinë Socialiste është Blendi Gonxhja, me 22398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21364 vota, më pas ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha me 19113 vota.
Ndërsa Fatmir Xhafaj ka marrë 12677 vota dhe Ornaldo Rakipi 9683 vota, më pas Anila Denaj me 8783 vota.

