Më të votuarit në 12 qarqe/ Në gjysmën e kutive emrat më të fortë të PS kalojnë nga 10 mijë vota
Të paktën 4 kandidatë nga PS kanë kaluar 10 mijë votat personale nga numërimi i fletëve brenda vendit e që i përksin Fierit, vlorës dhe Elbasanit.
Ndërkaq nga demokratët mbështetja është më e ulët ku vetëm Alimehmeti dhe Tabaku i janë afruar 5 mijë votave.
Partia Socialiste ka fituar betejën e votave edhe në listë të hapur ku deri mesditën e së mërkurës disa prej kandidatët kanë kapur shifrat e mbi 10 mijë votave për secilin.
Në Tiranë, i cili është qarku dhe më i madh në vend, Ministri I Kulturës, Inovacionit dhe Ekonimisë Blendi Gonxhja zë vendin e parë me 8190 vota.
Pas tij renditet ministri i Brendshëm Ervin Hoxha me 4847 vota dhe Erion Braçe me 3924 vota.
Nga radhët e demokratëve beteja e fortë mbetet mes Ilir Alihmehmetit me 4473 vota dhe Jorida Tabakut me 4231 vota.
Të dhëna këto që i përkasin gjysmës së kutive dhe ende pa u hapur votat e emigrantëve.
Në qarkun Fier Klevis Jahaj renditet në krye të listës së hapur me 10748 vota dhe pas tij vjen Asfloral Haxhiu me 10507 vota.
Nga demokratët ndonëse nuk ka arritur të marrë mandate, fierakët kanë votuar për Gentian Çelën me 6648 vota.
Të dhëna këto vetëm nga kutitë brenda vendit.
Durrësi ka dhënë votat e saj për deputetin aktual Arkend Balla me 10 mijë vota ndërsa nga të djathtët Arjan Ndoja ka siguruar mandatin me 4981 vota.
Socialistja Sara Mila thyen rekordin me 11 362 vota si më e votuara në garën e hapur në Elbasan.
Deputeti aktual i mazhorancës Damian Gjiknuri ka dalë më i preferuari në Vlorë me 10031 vota dhe Vullnet Sinaj pas tij renditet me 8757 vota.
Në Lezhë opozitari Gjin Gjoni ka dalë më i votuari me 4318 vota dhe socialistja Pranvera Skana me 3768.
Në Berat sërish më të pëlqyerit në listë të hapur vijnë nga selia rozë. Hysen Buzali ka kapur shifrën e 8100 votave.
Në Shkodër shihet ndryshe. Bardh Spahia i PD ka marrë 8189 vota në listën e hapur ndërsa nga PS më i votuari është Pariq Mahmutaj me 7100 vota.
Ilirian Pendavinji nga radhët e socialistëve është më i votuari në Korçë me 8132 vota, ndërsa në Gjirokastër ish-kryebashkiaku Tërmet Peçi thyen rekodin me 9468 vota.
Në qarkun më të vogël në vend, Kukësin janë demokratët në krye. Shkëlqim Shehu ka kapur shifrën e 7400 votave. Por këto numra nuk janë finale pasi mbeten ende kuti për tu hapur ndërsa në lojë është edhe diaspora.
Megjithatë këto janë të dhëna deri mesditën e së mërkurës, ccka sjell dhe ndryshimin e shifrave me vijimin e numërimeve
