PS merr të 4-in, Olli: Piktura e pushtetit është e frikshme, kemi një mazhorancë që kalon shumicën e cilësuar
Partia Socialiste pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit në zgjedhjet parlamentare më 11 maj, dhe teksa pritet të mbyllet dhe numërimi i votave të Diasporës është forca që ka fituar 83 mandate në Kuvend.
Për gazetarin dhe ekspertin e zgjedhjeve Leonard Olli tashmë pjesa e grupit parlamentar të PDpsë në Kuvendin e ri do të jenë një grup on-block dhe në rast se nuk do t’i binden këtij vullneti nuk do të jenë pjesë e këtij grupi parlamentar.
“Kjo mbetet për t’u parë se kush do të jetë aksioni politik që do të vijojë Partia Demokratike.
Duke u nisur nga deklaratat e deritanishme të PD-së për mosnjohjen e zgjedhjeve besoj se në muajin e parë dhe të dytë të Kuvendit të ri do të shikojmë forma penguese të punës në parlament, gjithnjë me kërkesën për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Por mbetet për t’u parë se është një kohë shumë e gjatë deri në krijimin e parlamentit të ri që do të jetë në shtator dhe nuk e dimë se kush do të jetë reflektimi gjatë kësaj periudhe i PD-së sado që në këtë moment dhe në këtë fazë është bërë ky qëndrim.
Po ashut, brenda qershorit sipas statutit të saj, PD-ja duhet të kalojë në procesin e analizës, pra janë gjëra për t;u parë.
Por duhet të fokusohemi tek piktura e përgjithshme e 11 majit dhe ajo është një pikturë shumë e frikshme. Kjo sepse PS-ja është në shifrat e vitit 2001 dhe vitit 2013, ku ka një shumicë të cilësuar, ku dhe Tom Doshi e ka bërë të qartë, ku pavarësisht përplasjeve në terren për votat, bashkëpunimi i tij është i hapur me PS-në.
Pra me mandatet e Tom Doshit, PS-ja kalon atë që njihet si shumicë e cilësuar prej 84 mandatesh, duke pasur 85 të tilla.
Unë besoj tek diviza që pushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton absolutisht”, u shpreh ndër të tjera në analizën e tij Leonard Olli në një intervistë për “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN BEN ANDONI NË ORA NEWS

