PKK planifikon shpërbërjen dhe dhënien fund të konfliktit me Turqinë
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e ndaluar ligjërisht, ka vendosur të shpërbëhet dhe t’i japë fund konfliktit të saj të armatosur me Turqinë, raportoi sot agjencia e lajmeve ANF, e lidhur me PKK-në.
Në fund të shkurtit, themeluesi i burgosur i grupit, Abdullah Ocalan i bëri thirrje zyrtarisht grupit që të shpërbëhej dhe të çarmatosej.
PKK është angazhuar në konflikte të armatosura dhe sulme që nga vitet 1980 duke mbrojtur një shtet kurd ose një rajon autonom në Turqinë juglindore.
Megjithatë, organizata që atëherë është larguar nga kërkesa e saj për një shtet të pavarur. PKK është listuar si një organizatë terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas organizatës ”International Crisis Group”, afërsisht 40 000 persona janë vrarë gjatë konfliktit të grupit me shtetin turk.
