Papa Leoni XIV zgjedh të jetojë në apartamentin me 10 dhoma nga i cili hoqi dorë Françesku
Papa Leoni XIV, ka shprehur dëshirën për t’u zhvendosur në apartamentin papnor brenda Vatikanit, rezidencë që ishte lënë bosh nga paraardhësi i tij, Papa Françesku, i cili kishte zgjedhur të jetonte në një tjetër ambient më modest.
Sipas mediave italiane, këtë të diel, menjëherë pas meshës së mëngjesit, Papa Leoni XIV hapi zyrtarisht hyrjen e apartamentit në prani të kryeministrit të Vatikanit, Pietro Parolin, dhe ministrit të Jashtëm të Selisë së Shenjtë, kardinalit Richard Gallagher.
Hyrja e apartamentit ishte vulosur menjëherë pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, siç parashikohet nga rregulloret e Selisë së Shenjtë për rastet e ndërrimit të papëve.
Rezidenca papnore përbëhet nga 10 dhoma dhe, sipas burimeve, tashmë kanë nisur punimet për përmirësimin e sistemit elektrik, zgjidhjen e problemeve me lagështirën dhe rikonstruktimin e mureve.
Papa Françesku, ndryshe nga tradita, kishte preferuar të jetonte në shtëpinë e Shën Martës, një ndërtesë brenda Vatikanit ku qëndrojnë edhe shumë klerikë të tjerë, në një përpjekje për të jetuar në mënyrë më të thjeshtë dhe më pranë komunitetit.

