SHBA: Hamasi në qeverinë e Gazës por të nisin lirimet e 10 pengjeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë propozuar Hamasit një marrëveshje që, në fund të procesit, do të përfshijë njohjen e pjesëmarrjes së organizatës në qeverinë e Rripit të Gazës.

Propozimi amerikan përfshin një plan që do të fillonte me lirimin e 10 pengjeve izraelite në këmbim të një periudhe ndërprerjeje të armiqësive.

“Ne u kemi propozuar ndërmjetësve një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin, sipas së cilës Rripi i Gazës do të administrohet nga një organ i pavarur dhe teknik me kompetenca të plota”, tha një zyrtar i lartë i Hamasit për televizionin saudit al-Sharq.

Zyrtari i Hamasit, nga ana e tij, tha se ai u kishte “propozuar ndërmjetësve një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Izraelin, sipas së cilës Rripi i Gazës do të administrohet nga një organ teknik i pavarur me kompetenca të plota”.