Trump: Një javë e madhe po afron në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur besimin se një fund i konfliktit në Ukrainë mund të jetë duke u afruar, mes përpjekjeve të rinovuara për të siguruar një armëpushim.

“Një ditë potencialisht e madhe për Rusinë dhe Ukrainën”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, sot herët në mëngjes.

“Mendoni për qindra mijëra jetë që do të shpëtohen ndërsa kjo gjakderdhje e pafund dhe ne shpresojmë të marrë fund”, theksoi ai.

Presidenti tha se do të “vazhdojë të punojë me të dyja palët” për të krijuar një “botë  krejtësisht të re dhe shumë më të mirë”. “Një javë e madhe po afron!” shtoi ai.

Komentet erdhën disa orë pasi udhëheqësit evropianë u takuan në Kiev, duke nxitur një armëpushim 30-ditor nga e hëna. Në përgjigje, presidenti rus Vladimir Putin i ka ofruar Kievit bisedime të drejtpërdrejta paqeje në Turqi nga e enjtja.