Rezultatet paraprake në Shkodër, Vatnikaj: PD-ASHM në avantazh, situata mjaft e qetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 07:00
Në qarkun e Shkodrës janë numëruar deri tani 20 nga 405 kutitë e votimit, ku sipas rezultateve paraprake, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore po kryeson me 1,539 vota, që përfaqësojnë 41.08% të totalit.
Partia Socialiste e Shqipërisë ndjek në vend të dytë me 1,263 vota, ose 33.72%. Pas saj renditet Partia Socialdemokrate me 785 vota (20.96%), ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 58 vota (1.55%).
Lëvizja Bashkë ka siguruar 18 vota (0.48%), ndërsa Lëvizja Atdheu ka marrë vetëm 3 vota (0.08%). Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 1 votë (0.03%) dhe Partia Aleanca Demokracia e Re nuk ka marrë asnjë votë deri tani.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI
