Numërohen rreth 20 % e votave, Halilaj: Numërimi në vijim mund të ndryshojë numrat, por jo balancat e qeverisjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2025, 06:56
Për gazetarin dhe redaktorin e lajmeve në “Ora News” Ardit Halilaj rezultati i deritanishëm ku janë numëruar rreth 20 për qind e votave flet për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
“Numërimi mund të ndryshojë numrat e votave por jo balancat e qeverisjes.
Ajo çfarë nuk ndodhi në këto zgjedhje ishte mungesa e një oferte apo alternative opozitare, pasi ndoshta këto ishin forca të dala kryesisht nga kampi i djathtë, ku po t’i shikosh shifrat duket se këto vota që kanë marrë votat e PD-së dhe jo të PS-së. Po ashtu rënia e pjesëmarrjes në votime duket se lidhet me zhgënjimin e të djathtëve dhe jo ndonjë mangësi e së majtës”, u shpreh ndër të tjera, Ardit Halilaj.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI
