Përplasja për votat e Greqisë, Nuri: Procesi ka nisur me probleme që në fillim me regjistrimin PER. Ja çfarë kërkuam

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit PD –ASHM, Franc Nuri në një prononcim për “Ora Neës” nga QNV në Parkun Olimpik Tiranë zbuloi detaje nga arsyet se pse opozita kërkoi që vota e emigrantëve të Greqisë të mos numërohej, por të ndahej veçmas.

“Problematikat e Diasporës kanë nisur që nga regjistrimi PER dhe që aty u duk dhe votuesit tanë në Diasporë nuk u lanë të regjistrohen lirisht me patronazhistë dhe punonjës të ambasadës dhe administratës, ku nisi të monitorohej dhe kontrollohej. Pra nuk ishin gabime zarfesh apo adresash që u raportua në fillim nga KQZ-ja.

Po ashtu u vijua me kontrollin e votës deri nga shoqatat atje që e publikonin këtë në rrjetet sociale me mburrje.

Të gjitha anomalitë që na vinin përditë na bënë të besonim që ka pasur probleme të shumta, megjithatë ne kërkuam që votat e Greqisë të veçohen dhe të kontrollohen imtësisht.

Për të gjitha arsyet dhe problematikat e evidentuara bashkë me votat e atij qarku të ardhura nga vendet e tjera kjo votë e ardhur nga Greqia nuk evidentohet më. Ne kërkuam që z. Celibashi të merrte përgjegjësinë e tij për këto vota që janë të kontestuara dhe e ka lënë këtë me një urdhër teknik në aspektin ligjor por nuk e plotëson kërkesën tonë”, theksoi ndër të tjera Franc Nuri.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI