PD kërkon të veçohen votat e Greqisë, Logu: S'do lejojmë shkeljet të kthehen në rezultat zgjedhore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 23:35
Në parkun Olimpik ku po numërohen votat e diasporës vëzhguesit e PD-së kërkojnë që votat e Greqisë të veçohen.
“Kërkojmë që votën e Greqisë të marrin masa e ta veçojnë sepse është shoqëruar me shumë anomali.
Vëzhguesit tanë janë këtu për të garantuar transparencë. Nuk do të lejojmë që shkeljet të shndërrohen në rezultate zgjedhore”, tha Marash Logu këshilltari juridik i grupit PD-së.
Për momenti numërimi i kutisë 001 e Korçës është pezulluar.
NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI
