Numërimi "i frikshëm" në Fier/ Balluku: Deputeti i 10-të, i projektuar, presim të 11-in

Nga numërimi i deritanishëm i votave të 11 majit në Qarkun e Fierit rezulton se Partia Socialiste numëron 12 mandate, kundrejt 4 mandateve të marra nga koaliconi opozitar PD - ASHM. 

Drejtuesja e PS e qarkut të Fierit, Belinda Balluku në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Channel, komentoi ecurinë e procesit të numërimit të votave dhe projeksionet e Partisë Socialiste.

Balluku qartësoi se procesi i numërimit në Fier po shkon mirë, ndërsa theksoi mandate I 10-të është I projektuar për t’u marrë, ndërsa pritet dhe ai I 11-të.

Procesi po shkon mirë. Janë hapur 4 kuti në të cilat në të gjitha PS është fituese. Ka një trend stabël dhe besoj se kështu do shkojë po kështu. Ka disa momente tensioni pasi është një fletë e re. S’dua të them që ka keqdashje, pro do them se janë pakëz të paqartë. Ka raste kur ka problematika që është votuar një parti, por kandidati është në subjekt tjetër. Shohim që ka fletë të pavlefshëm në fakt.

Numërimi "i frikshëm" në Fier/ Balluku: Deputeti i
Rezultati ne kohe reale ne faqen online te Ora News me te dhenat e perpunuara nga KQZ

Jam e detyruar të lëviz nga një KZAZ në tjetër, pushim nuk bëhet fjalë”.

Ne jemi të sigurt nga projeksionet që kemi. E kemi deputetin e 10-të. Nga an tjetër duke pasur parasysh diasporës kemi shumë pritshmëri për deputetin e 11-të.

Kemi ndërmarrë hapa, kemi parë kandidatët e PD të shfaqen në qendrat e votimit, të futen Brenda, të bëjnë presion, faktet janë të filmuara, regjistruara, ka dhe dëshmitarë.

Ne i krahasojmë me 2021, por presim të jemi edhe më mirë në përqindje.

Mandate i 10-të është i projektuar për t’u marrë, por ne shpresojmë edhe për të 11-të.”, u shpreh Balluku.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI