Grid Rroji i ashpër: Sot në Shqipëri kemi një diktaturëdhe një pseudo-opozitës

Pedagogu Grid Rroji u tregua i ashpër në analizën e tij të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri në studion emlajmeve maratonë në “Ora News”.

“Analiza ime është paraprake pasi nuk ka rezultat akoma, por pikësëpari u duk sikur ishte një fushatë e nxehtë, por të gjitha palët nuk këkronin realisht të rinj për t’i promovuar, por thjesht sa u nënvizua roli i liderëve.

Ishte një fushatë e paracaktuar ku rezultati dihej që në kokë, ku të gjitha palët luanin një rol dhe ku përfundimi dihej.

Kjo fushatë nuk kishte asnjë ide e as ideologji, dhe shumica  etyre thuajse janë e njëjta ideologji që është pasurimi i tyre dhe për këtë arsye ata shkuan deri në qesharakëri, që nga kryeministri që bën një premtim qesharak dhe kemi një popull që e beson një gjë të tillë.

Në kontekstin parimor, ajo që unë quaj pari kriminale, apo klasë drejtuese politike sot ku integrimi në Evropë ishte një gënjeshtër shumë e madhe që para 30 viteve.

Dështimi i kësaj politike nuk ka qenë thjesht se Shqipëria nuk ka hyrë në Evropë pasi ajo nuk kishte asnjë mundësi  që të ndodhte. Dhe dështimi i kësaj parie është dështimi i modelit politik, ekonomik dhe kemi një shoqëri të kriminalizuar sot.

Së treti, politika shqiptare ka krijuar një strukturë që sido që ta lëvizësh është tërësisht bashkë. Ku kemi një mazhorancë sot që ka shpallur de facto gjatë fushatës një diktaturë, pra kryeministri gajdexhi apo dajrexhi. Dhe nga ana tjetër kemi një pseudo-opozitë e cila ka shitur elektoratin e vet”, u shpreh ndër të tjera Grid Rroji.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI