Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja! Qytetarja u denoncua publikisht nga Oerd Bylykbashi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 10:24
Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht.