VIDEO/ Berisha i bindur për fitoren: Sot do të kemi një ditë të dytë vere

Kreu i PD-së, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e time të dalë nga qendrën e votimit në Tiranë, iu bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë masivisht.

Berisha u shpreh i sigurt për suksesin e opozitës në këto zgjedhje.

“Sot do të kemi një ditë të dytë vere”, u shpreh Berisha.

Deklarata e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.

Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Të votojnë!

Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.

Pra, do të kemi një ditë të dytë vere.

Do të kemi një ditë të dytë vere!