Voton Tom Doshi: Me Berishën nuk bëj koalicion, me PS do shohim...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 09:47
Para pak minutash ka votuar edhe kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi.
Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se pret që rezultati për PSD në shkallë vendi të jetë një surprizë.
I pyetur mbi mundësinë e koalicioneve pas zgjedhjeve, Doshi është shprehur se e sigurt është që PSD nuk bashkëpunon me kreun e PD Sali Berisha.
“Është dita më e rëndësishme për 4 vitet e ardhshme dhe kush do të jetë përfaqësues i qytetarëve në Kuvend.
Kam shumë shpresë se rezultati për PSD do të jetë një surprizë në të gjithë Shqipërinë.
Me zotin Berisha nuk bëj koalicion.
Për sa i përket PS do të shohim ecurinë e rezultatit”, tha ai.
