Probleme në qarkun e Shkodrës, nuk kanë mbërritur komisionerët në disa qendra votimi, OSBE-ODIHR vëzhgon procesin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2025, 08:46
Në qarkun e Shkodrës, në zonat e thella malore të Dukagjinit, Kelmendit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, ende nuk ka nisur procesi i votimit.
Komisionerët në disa qendra votimi ende nuk kanë mbërritur.
Për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë, procesi zgjedhor ka nisur gjithmonë me vonesë në këto zona.
Ndërkohë në Shkodër kanë mbërritur edhe vëzguesit e OSBE-ODIHR.
Beteja në Shkodër zhvillohet për 11 mandate në 405 qendra votimi.
Në të 5 bashkitë e qarkut; Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Puka dhe Fushë-Arrëzi janë më shumë se 260 mijë votues në dhe 17 mijë votues nga diaspora.
