Gjoni: Kallëzimi ndaj meje, i pabazuar! Nuk ka ligj që ndalon të kërkosh votën qytetarëve

Në një intervistë për Syri TV, Gjin Gjoni, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Lezhë, ka ngritur shqetësime serioze për situatën aktuale zgjedhore.

Ai ka theksuar se strukturat e Partisë Demokratike janë të pranishme në terren dhe se po respektojnë në mënyrë rigoroze legjislacionin zgjedhor, përfshirë Kodin Zgjedhor dhe detyrimet që rrjedhin nga ky legjislacion.

Sipas Gjonit, edhe pse ka një heshtje zgjedhore, vërehet se strukturat e Partisë Socialiste po shkelin këto norma, duke krijuar një ambient të pasigurt dhe jo të barabartë për procesin zgjedhor.

Ai ka bërë të qartë se është i shqetësuar për veprimet e strukturave të PS, të cilat sipas tij, janë duke përdorur metoda të papranueshme, si marrja e simpatizantëve dhe militantëve dhe dërgimi i tyre në zyrat e Partisë Socialiste për të ushtruar presion politik.

Gjoni ka denoncuar gjithashtu faktin që orari i operimeve ka ndryshuar dhe se tani veprimet politike po zhvillohen deri në orët e vona të natës, duke krijuar një atmosferë që e vështirëson lëvizjen e qytetarëve dhe krijon ndjenja të pasigurisë.

Ai ka bërë gjithashtu një deklaratë lidhur me një ngjarje të turpshme, që lidhet me një hetim të nisur nga Policia e Lezhës ndaj tij, pas një kallëzimi të bërë nga një qytetar.

Gjoni ka theksuar se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe se kjo është një tentativë për të ushtruar presion ndaj tij dhe qytetarëve në prag të zgjedhjeve.

Gjin Gjoni: "Është e vërtetë që strukturat e PD janë në terren dhe ka një heshtje zgjedhore.

Unë kam larguar nga të gjitha makinat e mia të gjitha logot për një arsye shumë të thjeshtë: për të respektuar në mënyrë rigoroze legjislacionin në lidhje me KODIN zgjedhor dhe detyrimet që rrjedhin nga ky legjislacion.

Padyshim që megjithëse ka heshtje zgjedhore, ne shohim militantë e simpatizantë të PS, të cilët hyjnë e dalin në zyrat e PS, gjë e cila nuk është aspak normale. Padyshim që ne po evidentojmë të gjitha rastet të cilat rezultojnë që fituesit e djehshme kanë qenë në një masë të shtuar dhe kanë shtuar strategji e cila rezulton se ka kaluar në një sens tjetër.

Nuk shkojmë më njerëzit tek simpatizantët apo njerëzit që pretendojnë t’i joshin, po i marrin dhe i sjellin në zyrat e Partisë Socialiste. Pra, është ndryshuar mënyra se si operojnë, sepse njerëzit dhe simpatizantët janë ngritur në këmbë dhe kanë qenë në terren deri në orën 4 të mëngjesit.

Tani orari i operimit ka ndryshuar dhe ka kaluar nga ora 5 deri në rreth orën 9 të darkës, dhe në këtë dashuri orari shohim se këta njerëz pjesë të strukturave socialiste janë në banesa.

Ajo për të cilën dua të flas është një ngjarje e turpshme, e cila është bërë publike nga Drejtoria e Policisë Lezhë dhe është i dyti rast që Drejtoria e Qarkut Lezhë është vënë në shërbim të pushtetit, dhe padyshim sot kanë nxjerrë një deklaratë se specialistët e hetimit të krimeve të Komisariatit të Policisë kanë kryer hetime proceduriale, duke referuar materialet hetimore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në ngarkim të shtetasit Gjin Gjoni, pasi ndaj tij është bërë kallëzim se shtetasi Vlash Kuka, 66 vjeç, i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar votën.

Po të lexosh këtë deklaratë, nuk është aspak profesionale e ligjore, por Drejtoria e Policisë dhe specialistët e hetimit të krimeve pranë Drejtorisë së Policisë Qarku Lezhë janë jo profesionale dhe janë me ngarkesa politike për një arsye shumë të thjeshtë: si mund të bëhet kallëzim dhe të jepet deklaratë për shtyp se ka shkuar në banesë një person për t’i kërkuar votën?

Në asnjë vend të botës, por edhe në demokraci 34 vjeçare, këtë demokraci të broshte nuk është shkelje të shkosh të kërkosh votën qytetarit në banesë, dhe policia me dashje e ka përcjellë këtë për t’i dhënë material medias që janë të lidhura me pushtetin e sotëm për të ushtruar presion ndaj qytetarëve, dhe që ndaj Gjin Gjonit ka nisur çështje penale penal, e kjo nuk është aspak e vërtetë".