Koçiu: Përfundon me sukses procesi i përzgjedhjes së specializimeve në Fakultetin e Mjekësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 17:28
Ka përfunduar me sukses procesi i përzgjedhjes së specializimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koҫiu u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, “258 mjekë të rinj do të nisin rrugëtimin e tyre drejt specializimit nëpërmjet një procesi përzgjedhje transparent, sipas renditjes me pikë, duke respektuar meritën”.
Ministrja Koҫiu i uroi të rinjve suksese në çdo hap të kësaj rruge fisnike në shërbim të jetës. Specializantët e rinj shprehen se kanë ndjekur degë të ndryshme si Obstetri-Gjinekologji, Gastrointerologji, ORL etj.