PS i kërkon KQZ-së zgjatjen e orarit të votimit në qytetin e Vlorës, ja arsyeja
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 11:11
Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Por po në të njëjtën ditë kur mbahen zgjedhjet, do zhvillohet edhe gara çilistike e Giro D'Italia.
Etapa e së dielës do zhvillohet në qytetin e Vlorës.
Dega e PS në Vlorë i kërkon KQZ-së zgjatjen e orarit të votimit në qytetin e Vlorës nesër deri në 21.00 për shkak te Giro D’Italia në mënyrë që të mos pengohen qytetarët për të votuar.
