Noka: Rama po blen pushtet me paratë që i vodhi popullit, jepni fund me votë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një postim të fundit në Facebook, ka bërë thirrje të fuqishme kundër blerjes së votave dhe abuzimeve me pushtetin.

Ai ka denoncuar atë që e quan një përpjekje të qeverisë për të blerë pushtet me paratë që janë marrë nga taksapaguesit, duke u bërë thirrje qytetarëve të rrëzojnë këtë sistem dhe të japin fund manipulimeve të tilla me votën.

Noka e ka shprehur qartë se Edi Rama duhet të përballet me drejtësinë dhe se fushata e tij për të blerë vota do të dështojë, duke e cilësuar atë si një "maskaradë" që po dëmton demokracinë në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Blerja e votës ju blen 4 vite jetë. Rrëzojini këta maskarenj që duan të blejnë pushtet me paratë që ju vodhën! #Rama e ka vendin në burg. Do shkojë te lali i vet. Jepini fund me votë!