PS me "playback" mbyll fushatën! Rama krah bashkëshortes, kandidatët mbajnë fjalime, Luarasit i duken "të vegjlit" si burrat që dh*nojnë gratë
Partia Socialiste po mban takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. ‘Ylli i Bashkimit Europian’ që e shoqëroi kryesocialsitin Edi Rama përgjatë takimeve të një muaji, nuk kishte si të mungonte as në këtë takim.
Rreth shenjës së BE, socialistët e Tiranës janë mbledhur në një fushë futbolli në Parkun Olimpik.

Fushata nisi me performancën e disa të rinjve, si edhe këngëtares Elvana Gjata. Vetë kryesocialisti Rama u shfaq krah bashkëshortes së tij, Linda Rama.
Të dy u panë duke ecur së bashku mes turmës së mbështetësve, ndërsa më pas Linda Rama e ulur u pa edhe me një trëndafil në duar.
Në të gjithë takimin dallohen vetëm flamujt e Shqipërisë dhe bashkimit europian, njëjtë si të në të gjitha takimet për të përcjellë premtimin kryesor të PS: integrimin në BE.
Këngëtarja Elvana Gjata ishte pjesë e hapjes së tubimit përmbyllës të PS në Tiranë, ku pati një performancë për të pranishmit me "palyback", ndërsa bëri thirrje për votë masive për kryesocialistin Edi Rama më 11 maj.

Tubimi u çel më pas nga drejtuesja politike e fushatës së PS-së në Tiranë, Ogerta Manastirliu, e cila nuk i mbajti elozhet për punën e bërë nga patronazhistat.
Pas saj fjalën e mori kandidatja për herë të parë Iris Luarasi, e cila tha se duhet të votohet PS-ja të dielën, teksa tha se partitë e vogla janë si ata burrat që dhunojnë gratë dhe u premtojnë se nuk do ta bëjnë më.

