CHAMPIONS/ PSG dhe Arsenal publikojnë formacionet zyrtare, surprizë me Dembele

PSG dhe Arsenali do të luajnë fatet e tyre nga ora 21:00.

Të dyja skuadrat do kërkojnë kalimin në finalen e Ligës së Kampioneve.

Takimi i parë mes tyre është fituar nga PSG.

Parizienët triumfuan 0-1 në transfertë dhe luajnë për dy rezultate në shtëpi.

Luis Enrike dhe Mikel Arteta kanë ndarë mendjen për titullarët në “Parc des Princes”.

Surpriza e madhe është mungesa e Dembele.

Sulmuesi francez është i gatshëm në stol për PSG-në.

Gjithçka është në balancë mes PSG-së dhe Arsenalit, që numërojnë nga një fitore secila më parë dhe dy ndeshje të mbyllura me barazim.

CHAMPIONS/ PSG dhe Arsenal publikojnë formacionet zyrtare, surprizë me