Fiorentina rinovon kontratën me trajnerin Paladino
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2025, 16:28
Fiorentina ka rinovuar kontratën me Rafaele Paladinon. Trajneri italian e ka nënshkruar kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2027.
“Fiorentina njofton se ka aktivizuar opsionin për zgjatjen e kontratës së Paladinos deri në vitin 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Pasi kanë humbur 2 me 1 ndaj Real Betis në Ligën e Konferencës, nesër do të kërkohet përmbysja për të shkuar në finale.
Në kampionat janë 4 pikë zonës së Europës ku konkretisht mbetet e hapur mundësia për Champions.
41-vjeçari u afrua në verën e kaluar te Fiorentina.
Kontrata e mëparshme kishte vlerë edhe për një sezon tjetër.
