Pilot i ri për garat e ardhshme, skuderia e Formula 1 zyrtarizon ndryshimin

Skuderia Alpine ka zyrtarizuar një ndryshim për garat e ardhshme.

Franko Kolapinto do të zëvendësojë Xhek Dohan për pesë garat e ardhshme të Formula 1.

Spekulimet për Dohan u konfirmuan. Ky i fundit nuk ka fituar asnjë pikë në vitin 2025, ndërsa është përfshirë edhe në disa incidente në Australi dhe Japoni.

Vetë skuderia Alpine mban vendin e parafundit në renditjen e përgjithshme. Deri tani ka grumbulluar vetëm 7 pikë.

Gjatë pesë garave të ardhshme, Dohan do të jetë një pilot rezervë.

Tani është mundësia për Kolapinton, që u afrua nga Williams në janar.