Zbulohet plani i Bayernit për merkaton, 120 milionë euro plus një qendërmbrojtës

Drejtori sportiv Eberl këtë javë do të prezantojë strategjinë e tij për merkaton e Bayernit në verë.

Kushti kryesor i drejtuesve është ulja e pagave dhe blerja e lojtarëve në moshë të re.

Flitet që Bayerni nuk do të tentojë një sulmues qendre të dytë për të zëvendësuar Harry Kane.

“Nuk kemi para”, është justifikimi i bordit.

Pritet që Bayerni të transferojë një qendërmbrojtës dhe alternativat janë dy: Ko Itakura nga Gladbach dhe Jonathan Tah nga Bayer Leverkusen.

Ndërkohë, buxheti është gati për Florian Wirtz. Objektivi kryesor kushton 120 milionë euro dhe Bayern është gati të paguajë.