MBUSHET ARKA E SHTETIT! Në 3 muajt e parë të vitit, të ardhurat arritën në 181.1 miliardë lekë

Në vetëm 3 muajt e parë të vitit të ardhurat në arkën e shtetit arritën në 181.1 miliardë lekë, duke u rritur me 16.8 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave pjesa më e madhe gati 173 miliardë lekë janë mbledhur nga tatimet.

Në janar arka e shtetit mblodhi 64.6 miliardë lekë, duke u rritur në muajin shkurt me 116.8 miliardë lekë, dhe duke vijuar zgjerimin ne mars me 181.1 miliardë.

Nga ana tjetër edhe detyrimi për deklarimin e të ardhurave mbi 1.2 milionë lekë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë rezultat duke mbledhur më shumë para në buxhet.

Nga Tatimi mbi të ardhurat personale janë mbledhur 20.7 miliardë lekë, dhe me tejkalim të planit me rreth 18.5%.

Rritje të të ardhurave kanë njohur edhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat u realizuan me 43.9 miliardë lekë apo 4.7 miliardë lekë më të larta se marsi 2024

Paralelisht me rritjen e të ardhurave edhe shpenzimet buxhetore që kanë arritur në vlerën e 147.3 miliardë lekë me një dominim të shpenzimeve korrente, si paga dhe shërbimet publike

Deficiti buxhetor për 3 mujorin vlerësohet në nivelin e 33.7 miliardë lekë, me një rritje të ndjeshme krahasuar me janarin kur ishte 18.1 miliardë lekë.