Klotilda Bushka, 20 kg më pak për “merakun” e kolegëve
Nuk e përmbajti veten! Guxoi dhe doli në media! Duhet të bënte edhe ajo fushatën e saj! Quhet Klotilda Bushka dhe është ende kryetare e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit.
Karriera e Klotildës ka kaluar gjithë jetën nga kuzhina e Erion Veliajt. Dhe kjo nuk është shprehje e figurshme. Klotilda Bushka ka qenë në shërbim të gjithë familjes së origjinës së zonjës Xoxa.
Për çdo çështje familja i referohej ose të referonte tek Ilda. Megjithëse vajza e familjes thoshte që kishte studiuar juridik në Sorbonë, nuk i referoheshin asaj për këshilla ose zgjidhje juridike, por për çdo gjë shfrytëzohej mendja e Ildës.
Klotilda nuk është shquar ndonjëherë për mendje juridike, por me sa duket familja e origjinës së zonjës Xoxa më mirë se Ilda nuk kishte parë.
Ilda menaxhonte biznesin juridik të zonjës Xoxa, Ilda ishte “tezja” nga dora e së cilës pranonte të ushqehej edhe më i vogli i familjes, Ilda priste vizitat në hyrje të apartamentit me rastin e largimit nga jeta të babait të nderuar familjes. Ilda ishte gjithmonë vërdallë në familjen Xoxa-Veliaj.
Derisa Ilda u katapultua në politikën e familjes socialiste nga kuotat që politika rezervonte për kandidaturat e Erion Veliajt.
Në nisje si deputete e më së fundi në postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve. Në postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, Ilda do të thyente rekorde historike të Kuvendit me numrin e funksioneve të institucioneve të pavarura që nuk arrinin të rinovoheshin dhe zëvendësoheshin.
Çdo person zyrtar i emëruar nga Kuvendi, të cilit i mbaron mandati, duhet të zëvendësohet sipas procedurave të ligjeve përkatëse.
Por kur çështja i përkiste Komisionit ku Ilda ishte kryetare, procedurat ngecnin, përçudnoheshin dhe Ilda arrinte rregullisht që t’i linte në detyrë të emëruarit e saj, përtej mandatit.
Ilda nuk arrin të kuptojë që me pazaret e veta po i linte faturën e dështimit Kuvendit. Ilda nuk e kupton që nëse Kuvendi nuk arrin të rinovojë organet e pavarura, ka dështuar në funksionim.
Por Ilda nuk shqetësohej as për dështimin e Kuvendit, as për dështimin e saj personal si kryetare e Komisionit të Ligjeve.Ky lloj dështimi nuk ekziston në regjistrin e Klotilda Bushkës. Në zyrën e Ildës bënte ligjin Erion Veliaj dhe Ilda bënte ligjin në zyrat e të emëruarve nga Kuvendi. Ama jo për llogari të partisë, por për llogari të Erion Veliajt!Këmbë përmbi këmbë, e çliruar edhe nga këpucët, si në sallonin e shtëpisë së vet!
Ilda kishte pushtet që shtrihej duke filluar nga pazaret e emërimeve, kur Klotildës nuk kishte njeri që i dilte përpara e deri te presioni ndaj dëshmitarëve kur Klotilda filloi të dobësohej.
Duke shprehur “keqardhjen” për kolegët që ndodhen në izolim ligjor. Mos kujtoni se Klotilda ka bërë ndonjë dietë apo trajtim të posaçëm. Larg qoftë mos kujtoni se ka kaluar ose po kalon ndonjë sëmundje.
20 kilet e hequra janë të gjitha rezultat i “merakut” dhe “keqardhjes” që ka Ilda për kolegët. Që prej ditës kur po hetohen nga SPAK-u ajo dhe familjarë të saj, Klotildën e ka “tretur” meraku për fatin e kolegëve.
Shpresojmë që drejtësia të mbyllë shpejt dosjet e kolegëve të Ildës se me këto ritme Klotilda do të mbetet kockë e lëkurë. “Meraku” për kolegët tret gurin e jo më Ildën “e ndjeshme”./ CNA
