''Anomali totale'', Çollaku: Ky Kod Zgjedhor, më i pakuptimti që është votuar ndonjëherë në Shqipëri

Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ky Kod Zgjedhor është më i shëmtuari dhe më i deformuari që Shqipëria ka votuar ndonjëherë.

Çollaku: Duke folur për Kodin dhe për këtë situatë zgjedhore mbajmë mend Kodet Zgjedhore në këtë vend nga 90’ e këtej dhe në bindjen time të plotë ky është Kodi Zgjedhor më i shëmtuar, më i deformuar, më i pakuptimtë që Shqipëria ka votuar ndonjëherë.

Unë bëj pjesë tek deputetët që e kanë votuar kundër këtë Kod Zgjedhor në parlament.

Çdo ditë bindem dhe krenohem që e kam votuar kundër këtë Kod Zgjedhor.

Është një anomali totale, është një anomali brenda çdo subjekti.

Detyron të shohësh si rivalë si kundërshtar atë që kishe bashkëpunëtor.

Përveç se krerëve të partive nuk lejon përplasje politike.

Dhe në fakt e shikoni se është shumë e qetë sepse të gjitha palët mendojnë të merren me veten nuk mendojnë të merren me kundërshtarët e tyre.

Nuk ka debat politik.

Hiqni Rama-Berisha, kryesorët ndërsa pjesa tjetër nuk ka debat politik.