''Në qytet ka një dëshirë të madhe për të ndryshuar'', Çollaku: Çdo votë për subjektet e reja, 'digjet'

Kandidati për deputet i PD në Tiranë, Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në qytet ka një dëshirë të madhe për të ndryshuar.

Çollaku: Ndryshimi në vend është ndryshimi i qeverisë, sidomos pas një 12-vjeçari.

Dhe në rast se më pyet si e lexon klimën e qytetit, e kam shëtitur këto ditë në mënyrë intensive të gjitha zonat e Tiranës, madje edhe zona që nuk kisha shkuar ndonjëherë dhe shoh që ka një dëshirë të madhe për të ndryshuar.

Si refleksion, si pakënaqësi, si një perspektivë tjetër.

Për këtë unë jam i sigurt, kjo është shumicë absolute në qytet.

Çfarë unë mendoj se është sfida jonë e opozitës, e PD është që këtë masë të madhe njerëzish që duan ndryshim ta bindim apo ta joshim apo ti sigurojmë që ndryshimi të kryhet përmes PD jo sepse ne jemi kandidatët e saj për tifozeri apo për të na mbështetur për pushtetin.

Por sepse është e vetmja rrugë dhe armë sot që çdo qytetar që e do ndryshimin e ka.

Çdo votë e respektueshme po e them prapë, por që ‘derdhet’ për t’i dhënë shans një subjekti të ri apo për t’I dhënë shans një individi se e njohim është një votë që digjet.