Qori: Punëtorët për 1 maj në punë, jo pushim, Kodi i Punës në vendin tonë nuk respektohet

Në “Drejt” nga Luan Rama, pedagogu dhe drejtuesi i “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori tha se edhe sot për 1 maj kishte shumë persona në ndërtim që ishin në punë, jo pushim.

Qori: Në 7 të mëngjesit pash që në ndërtim punohej në ditën simbolike të protestës dhe pushimit të punëtorëve. 1 maji është fituar me gjak si një ditë nuk punohet dhe protestohet. Sot kam përshtypjen se vetëm administratat dhe ndoshta edhe bankat, të gjithë të tjerët kanë qenë në punë. Nuk kanë pasur mundësi për punë dhe protestë. Kjo tregon sa pak të drejta kanë punëtorët në vendin tonë. Kodi i Punës në vendin tonë nuk respektohet. Sot gjyma punon në të zezë ndërsa kanë paga shumë të ulta.