Qori sfidon partitë e reja: Jam gati të dal në debat me këdo, të kuptojmë kush ka ide e kush jo!

Në “Drejt” nga Luan Rama, pedagogu dhe drejtuesi i “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori tha se shitja e votës është një shenjë e disfatës sociale, sepse ai njeriu i thjeshtë ndihet vetëm dhe i izoluar.

Qori: Kryesuesit e partive të reja le të vijnë në debat me mua, dyshe, treshe si të duan sepse është shumë e rëndësishme që të debatojnë dhe të kuptojmë se kush ka ide dhe kush nuk ka, kush ka mendime të duhura dhe kush i ka të gabuara.

Sa herë ka ndodhur që kam bërë debate me politikanë kam fituar në debate, në popullaritet dhe askush nuk do t’i hyjë një loje që do të dalë i humbur. Ky është një koncept i gabuar në raport me politikën. Unë jam i gatshëm që të dal në debat me këdo dhe për çdo pikë të programit.