Në Angli për finale/ PSG shkon me një gol avantazh ndaj Arsenalit

Fitorja 1-0 e Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të gjysmëfinales shënoi suksesin e parë absolut ndaj Arsenalit në gjashtë përballje të mëparshme me 3 barazime, 2 humbje.

Edhe pse parisienët nuk kishin fituar kurrë më parë ndaj “Topçinjve”, dy përballjet e mëparshme në “Parc des Princes” kishin përfunduar 1-1 në mars 1994 dhe shtator 2016.

Arsenali, që kishte mbetur i pamposhtur në 13 udhëtimet e para drejt Francës 8 fitore, 5 barazime, ka humbur dy të fundit: ndaj Rennes më 2019 dhe Lens më 2023.

Statistikat janë kundër tyre edhe për një tjetër arsye: vetëm dy skuadra në historinë e Champions-it kanë arritur finalen pasi kanë humbur ndeshjen e parë të gjysmëfinales në shtëpi – Ajax në sezonin 1995/96 dhe Tottenham më 2018/19.

Të dyja skuadrat synojnë finalen e dytë në histori: PSG arriti për herë të parë  më 2019/20, ndërsa Arsenali më 2005/06.

Forma në shtëpi e PSG-së është pozitive: tre fitore në katër ndeshjet e fundit të Champions-it, me 14 gola të shënuar.

Megjithatë, në këtë sezon kanë pësuar dy humbje në “Parc des Princes” ndaj Liverpool dhe Atlético Madrid, një statistikë negative që nuk është parë që prej sezonit 2020/21 kur pësuan tre humbje në shtëpi.

Nga ana tjetër, Arsenali vjen me një ecuri mbresëlënëse në transfertë: katër fitore radhazi në Champions, një rekord që mund të zgjerohet, pasi nuk kanë fituar kurrë pesë ndeshje rresht jashtë fushe në kompeticionet madhore europiane.